Talenti i Benfikës merr shtetësi shqiptare për të mbrojtur ngjyrat kuqezi, Veliaj: Jemi pjesë e një skuadre, për emancipim dhe progres

13 Qershor 2022, 12:38

Adrian Bajrami cilësohet si një nga lojtarët me të ardhme premtuese në Portugali. I lindur në Zvicër dhe lojtar i Benfikës, Bajrami u betua së bashku me 10 shtetas të tjerë, para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar, duke zgjedhur para kombëtares helvete, përfaqësimin e ngjyrave kuqezi.