Tampone, izolim e mini-grupe, ja si do stërvitet La Liga

3 Prill 2020, 13:52

Emergjenca e shkaktuar nga koronavirusi ende nuk dihet kur do të përfundojë dhe nuk dihet se kur qytetarët do i rikthehen jetës normale e jo më futbolli që është në udhëkryq. Por federata të veçanta po punojnë që të kenë gati planin kur gjithçka të rinisë. La Liga, pra kampionati spanjoll ka filluar që t'u dërgojë klubeve një protokoll ende jo përfundimtar për rregullat që duhen të ndiqen sapo të rikthehen ekipet në stërvitje.

Sipas asaj që bën me dije Cadena Cope së pari do të dizifenktohen të gjitha ambientet e punës që kanë të bëjnë me palestrat dhe zyrat. Më pas futbollistët dhe familjarët e tyre do t’u nënshtrohen testeve apo tamponëve për COVID-19 rreth 72 orë përpara se të nisin stërvitjen. Skuadra duhet të qëndrojë e izoluar në hotel ose në qendrat stërvitore. Në këto ambiente do të kenë akses vetëm disa persona . Rekomandohet prania e vetëm një kuzhinieri dhe fanellat do të lahen me alkool dhe në temperatura të larta.