Tare i bindur: Seria A të mbyllet, qeveria nuk mund ta ndërpresë kampionatin

4 Maj 2020, 14:27 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 14:27:57

Igli Tare nuk ka dyshime se Seria A duhet të rifillojë dhe se sezoni 2019-2020 duhet të përfundojë:” Lojtarët nuk po durojnë dot më edhe në nivelin psikologjik dhe janë gati. Dje kanë festuar të gjithë pasi më në fund do të rinisin stërvitjet. Dëgjoj ministrin e sporteve që thotë se mund të vendosë që kampionati të mos rinisë por kjo nuk është kompetencë e tij pra e qeverisë dhe se ky kampionat duhet të përfundojë. Lazio ka qënë ekipi i parë që i ka zbatuar të gjitha rregullat” ka deklaruar Tare për Sky Sport.

Shqiptari drejtor sportiv i Lazio ka thënë se ekipi bardhekaltër do të nisë stërvitjet të mërkurën dhe se titulli është një fjalë e madhe për tu përmendur në shtëpinë bardhekalëtr. Tare më pas ka treguar pse Lazio ka qënë agresive në debatet për rinisjen e Serisë A:” Ndalimi i futbollit që është industria e tretë në vend do sjellë dëmë të mëdha. FIFA dhe UEFA kanë qënë të qarta se turnetë duhet të mbyllen qoftë edhe brenda vitit kalendarik. Është shumë e rëndësishme që ta mbyllim këtë sezon edhe duke rifilluar në shtator pasi do na shërbente si eksperiencë për të menaxhuar atë që do vijë më pas. Ne jemi të gatshëm që të rifillojmë edhe në vjeshtë duke ndjekur modelin e Botërorit të Katarit,”- e mbyll Igli Tare.