PEJË - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ka folur mbi vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave 100% ndaj çdo produkti serb që hyn doganë.
Sipas Ramës, ai ishte një vendim 100% politik dhe një reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshme pas shpine që Serbia i ka dhënë Kosovës. Më tej, Rama mbështeti tarifën 100% që vendosi Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje-Hercegovinës, duke e quajtur si një reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshmeve pas shpine që i kanë thënë Kosovës.
0% tarifa mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka nevojë të mblidhemi më. Tarifa 100% në Veri dhe 0% mes nesh. Kush e konsideron si kërcënim të ulet dhe t‘ ia shpjegojmë. Tarifa e vendosur nga qeveria e Kosovës e cila nuk është veprim ekonomik, por një reagim i qartë politik. Dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë e të kuptojë se rruga e të ardhmes nuk ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe procese reaksioni negativ sa herë Kosova shfaqet të marrë certifikatë hyrje në një institucion ndërkombëtar. Së dyti doganat, do të shkojmë drejt bashkimit doganor, sot hedhim hapin e parë nga 1 janari Kosova do të ketë tranzitin e vet në Durrës. Serbia shkon në të kundërt të asaj që është rruga e të ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga Roamingu dhe duke na vënë në detyrimi ta bëjmë bashkë.
Edi Rama, kryeministër