Task Forca zbret në Tiranë për të ndërgjegjësuar qytetarët: Nuk ka dalë njeri për gjobë, ju këshillojmë të mbani maskën

24 Tetor 2020, 12:03

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbajtur atë, kjo e reflektuar edhe nga gjobat e vendosura nga policia çdo ditë.

Për këtë arsye, Task Forca ndërinstitucionale ka zbritur në terren për të këshilluar qytetarët në rrugët më të populluara të Tiranës për të mbajtur maskën. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministrit Edi Rama, teksa ka bashkangjitur edhe një video.