Tatimet: Ndihmë vetëm të punësuarit e regjistruar para krizës, nuk merren parasysh bizneset e hapura më 2020

10 Prill 2020, 17:49

Administrata tatimore ka njoftuar se jo të gjithë punonjësit që nuk po punojnë si pasojë e ndalimit të aktivitetit të ndërmarrjeve të tyre nga koronavirusi, po përfitojnë ndihmën ekonomike nga shteti. Kështu, psh, duke qenë se Akti Normativ i qeverisë parashikon si kriter deklarimin e xhiros për vitin 2019, automatikisht përjashtohen bizneset e hapura në 2020-n. Ky është një ndër problemet e hasura.