TIRANE- Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjithë personat që nuk ushtrojnë vetëm një punë por dy ose më shumë do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale. Në rast se si pasojë e dy punësimit personat marrin më shumë se 30 mijë lekë, duhet që të punësuarit të paguajnë tatim mbi të ardhurat në masën e 13%.Është ky vendimi i qeverisë dhe që është pjesë e paketës fiskale për vitin 2020, dhe që diskutohet tashmë në Komisionet Parlamentare. Por sa të drejtë e gjykojnë qytetarët këtë vendim?
Qytetari: “Pse ta mbaj shteti. Absolutisht a ka mundësi ta shtonte pagën. Gabim shumë gabim.Qytetari: Njëra duhet të taksohet normalisht.
Gazetarja: Është e drejtë?
Qytetari: S’ka zhvillim nuk ka qytetërim, nuk ka pastërti nuk ka rregull në qytet pa u paguar taksat dhe pa u respektuar ligji.
Qytetari: Aspak i drejtë. Situata ekonomike në vend është tepër e vështirë, është 70 me 30, pra 70% shumë dobët ndërsa 30% pashallarë”.
Të pyeturit nga Report TV pranojnë se të përballosh kostot e jetesës përfshirë shpenzimet për ushqimet bazë është tepër e vështirë.
Qytetari: “150 mijë lekë në muaj.
Gazetarja: Është e mjaftueshme?
Qytetari: Jo nuk është, sapo i marrim i dërgojmë në drita dhe uji. Pensionet e sotme janë shumë të dobëta, por na ndihmojnë pak fëmija.
Qytetari: Janë të papërballueshme.
Gazetarja: Ju jeni i punësuar?
Qytetari: Po i punësuar dhe paga shumë e ulët.
Gazetarja: Nuk jeni i kënaqur?
Qytetari: Aspak.
Gazetarja: Ju i paguani detyrimet në shtet, e kalon paga juaj 300 mijë lekë (të vjetra)?
Qytetari: Jo nuk e kalon.
Qytetari: Pensioni është i vogël, nuk i përballojmë dot”.
Ndërkohë sa i takon një çështjes së marrjes së shpërblimit në fundvit pensionistët ende kanë shpresë.
Gazetarja: A shpresoni ende që do të merrni shpërblimin në fundvit?
Qytetari: Unë them që qeveria Rama, do të na e japë shpërblimin. Po sa na ndihmon se 50 mijë lekë (të vjetra) është, por blejmë një gjel deti.
Qytetari: Kështu thonë por nuk e di.
Gazetarja: Sa e ndihmon një pensionist marrja e një shpërblimi në fundvit?
Qytetari: Por 50 është pak më shumë nuk ka shteti.
Për dhënien e shpërblimit prej 5 mijë lekë, vendimi përfundimtar pritet të merret në fillim të muajit