Vrasja e Eglantinës, burg për babë e bir! Shkëlzen Buci sillet forcërisht në seancës, i ati buzëqesh!

6 Shtator 2020, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2020-09-06 15:10:52

Vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlqen Buci do të qëndrojnë në burg. Gjykatësi Lazer Sallaku ka dhënë gjatë seancës së sotme masën "arrest me burg" për babë e bir, të cilët vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci, vajzës së shtëpisë. Ata janë shfaqur të dy në gjykatë, me një pamje aspak të shqetësuar dhe të ftohtë, madje i ati i viktimës edhe ka buzëqeshur para kamerave .

Në të njëjtën kohë Faik Buci është bezdisur nga prania e mediave aq sa i është drejtuar se çfarë kërkonin aty duke dashur t'i largojë.Media është lejuar të hyjë vetëm në fillim para nisjes së seancës, pasi gjyqi u zhvillua pa praninë e tyre. Prokuror i çështjes Artan Lulo kërkoi "arrest me burg" masë që u miratua nga gjykatësi Lazer Sallaku.