Të bashkëjetosh me luanin...Historia e rrallë e vëllezërve që jetojnë me Simbën

1 Prill 2019, 10:31 | Përditesimi i fundit: 2019-04-01 10:33:06

Dy vëllezër, Hamzah e Hassan Hussain nga Karachi, qytet në Pakistan, jetojnë së bashku me një luan, i cili iu bashkohet atyre kur dalin për shëtitje dhe kur udhëtojnë me makinë.

Luani dy vjeç e gjysmë ka lindur në fermën e tyre dhe duke qene se nëna e tij nuk mundi ta ushqente, ai u rrit nga dy vëllezërit qëkurse ishte dy muajsh që edhe e pagëzuan me emrin Simba, inspiruar prej filmit të animuar të Disney, “The Lion King”.

Simba ushqehet me pesë kilogram mish në ditë. Ai preferon mish lopë, ndonjëhere edhe dhie por asnjëherë mish pule.

Luanët Maasai si Simba gjenden në vendet e Afrikës Lindore si Kenia, Etiopia dhe Tanzania dhe janë zhdukur në Pakistan që nga mesi i viteve 1800. Megjithatë, qeveria lëshon leje speciale për të importuar kafshë të egra dhe një numër njerëzish të pasur në të gjithë vendin, përdorin këto leje për të importuar kafshë të egra dhe krijuar ferma private. /Përgatiti Ilir Çuçi