Të bllokuar me ditë në Kakavijë, policia shpërndan ujë për qytetarët

15 Gusht 2020, 15:18

Shumë reagime dhe kritika ka patur sidomos në dy ditët e fundit për situatën e krijuar në Kakavijë ku mijëra qytetarë janë bllokuar për shkak se kërkojnë të kalojnë në Greqi, shtet që ka vendosur disa kushte për shkak të pandemisë.

Radha është bërë kilometrike dhe temperaturat e larta e kanë vështirësuar shumë situatën. Për këtë arsye policia e shtetit, për ti ndihmuar paksa, ka shpërndarë shishe me ujë. Shumë qytetarë marrin edhe nga ose tre, për shkak se udhëtojnë me familjarët e tyre.