Të dehur dhe me shpejtësi, arrestohen 37 shoferë, gjoba dhe pezullim patentash

13 Janar 2020, 16:01

TIRANË-Policia Rrugore ka vijuar kontrollet e ndërsa ka ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit. Në pranga kanë rënë 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Policia ka pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat e plota të policisë rrugore

• Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

• Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 138 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 54 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

• Janë proceduar administrativisht 352 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

• Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• Janë proceduar administrativisht 2934 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.