Të dehur dhe me shpejtësi të ‘çmendur’, 10 shoferë bien në ‘rrjetën’ e policisë në Tiranë

29 Shtator 2018, 10:53

TIRANË-Policia vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve, ndërsa 10 persona janë arrestuar nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të pa pajisur me leje drejtimi.

Gjatë aksionit mes të ndaluarve ishte edhe një person që lëvizte me 167 km/h. Gjithashtu janë pezulluar 36 leje drejtimi.

Masat e policisë;
Jane pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit dhe 11 te tjera per shpejtesi mbi normat e lejuara.

Jane konstatuar dhe ndeshkuar 5 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara.

Jane konstatuar dhe ndeshkuar 8 mjete per xhama te erresuar

Jane konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete per detyrime administrative te pashlyera

Si dhe jane vendosur 110 masa administrati per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.