Të dehur e pa leje drejtimi në timon, 6 të arrestuar gjatë muajit gusht në Berat

1 Shtator 2020, 14:57

BERAT- 6 persona janë arrestuar gjatë muajit gusht për drejtimin e  mjetit në mënyrë të parregullt, ndërsa janë proceduar administrativisht  900 shoferë.

Nga të arrestuarit, 2 ishin për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.