Të dielën duhej të luhej java e 7, por bojkoti detyron FSHF-në të rimodelojë kalendarin e Superligës

24 Tetor 2020, 11:53

Bojkoti i Ligës së Futbollit ka ngjeshur së tepërmi kalendarin e kampionateve në vend. Në FSHF, duke parë sinjalet pozitive që erdhën pas takimit Rama-Duka, po rimodelojnë strukturën e zhvillimit të ndeshjeve, në funksion të mbylljes në kohë të kampionateve.