Të dielën reshje shiu, muaji i tetorit pa surpriza! Flet meteorologu Hakil Osmani

24 Tetor 2020, 13:15

E diela do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, por në orët e pasdites moti do të përmirësohet. Sipas meteorologut, Hakil Osmani ky muaj do të mbyllet me mot të mirë, teksa temperaturat do të pësojnë ulje, por mbetemi në vlerat tipike të tetorit.