Të diplomuarit në call center/ Studentët: Shumë e vështirë të punësohesh në profesion

31 Maj 2020, 13:30

Të rinjtë vazhdojnë të jenë të interesuar të kenë një diplomë universiteti. Për vitin që lamë pas janë rreth 35 mijë studentë ose 1,6 % më shumë të diplomuar krahasuar me 2018-ën. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i statistikave sipas të cilit 66,4 % e tyre janë femra dhe 33,6 % meshkuj.

Por sapo lënë auditoret e universitetit përballen me vështirësitë për të gjetur punën për të cilën janë diplomuar.

Bledona Aga ka mbaruar studimet për filozofi në fakultetin e shkencave sociale. Aktualisht punon ne një call center. Mundësitë për tu punësuar në profesionin që ka zgjedhur i sheh më shumë jashtë Shqipërisë.

Momentalisht punoj si operatore në një call center pikërisht për faktin që mundesitë  e punesimit në Tiranë përsa i përket studentëve të cilët janë të sapo diplomuar janë relativisht të pakta, për vet faktin që cfardolloj institucioni privat apo shtetëror dhe cdo lloj organizate të kërkon një apo dy vite eksperience pune. As nëpërmjet praktikave mësimore, as nëpërmjet universiteteve, studentëve nuk i është ofruar një mundësi punësimi apo një mundësi praktike për tu adaptuar me tregun e punës. Mundësitë janë shumë më të shumta jashtë vendit tonë, jashtë Shqipërisë”-u shpreh Bledona Aga

Të zymtë e shohin të ardhmen në vend edhe studentët që ende nuk janë diplomuar.