Të enjten 6 ndeshje për turin e dytë të Kupës/ Egbo: Tirana s'do ta nënvlersojë Korabin! Cobbinah? Humbje e madhe nëse largohet

11 Nëntor 2020, 14:36

Të enjten Kupa e Shqipërisë do të zbresë në fushë për aktin e dytë me 6 ndeshje të cilat do të luhen të gjitha në orën 13:30. Më i penalizuari do të jetë ekipi i Tiranës që dy futbollistë i ka me Kombëtaren A, ndërsa dy të tjerë me ekipin shpresa. Por në kryeqytet do të presë Korabin, një skuadër e lehtë në letër, por që nuk duhet nënvlerësuar sipas trajnerin Emanuele Egbo.