'Të evakuohen banorët'! Akti i konstatimit për godinën 18 që do shembet në Qytet Studenti

6 Dhjetor 2019, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2019-12-06 18:25:06

Në Qytet Studenti do të shemben tre konvikte, 15, 18 dhe 19, pasi kanë dalë jashtë funksionit duke u bërë të pabanueshme si pasojë e tërmetit. Tre godinat, banohen nga 30 familje dhe jo nga studentë. Report Tv ka siguruar aktin e konstatimit për gjendjen e godinës 18, ku theksohet se janë bërë ndërhyrje në katin e parë, ndërsa ka dëmtime në strukturë dhe banorët që janë brenda duhet të largohen menjëherë. Banorët vijojnë nxjerrjen e sendeve për të bërë më pas shembjen me shpërthim të kontrolluar.