Të gjitha burgjet nën masa të rrepta sigurie edhe pas përmirësimit të situatës prej COVID-it

19 Maj 2020, 23:05

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pavarësisht përmirësimit të ndjeshëm të situatës së shkaktuar nga Covid-19 vazhdon ende të punojë me masa të përforcuara.

Të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, vijojnë punën me kapacitete të plota për të shmangur çdo rrezik që mund të shfaqet.