TË GJITHA hapat që duhet të ndiqni nëse pallati juaj shpallet i pabanueshëm...Udhëzimi për STREHIM

30 Nëntor 2019, 17:45

Kush vendos për shpalljen e një pallati të pabanueshëm?

Ekipet e Emergjencave Civile dhe Intituti i Ndërtimit nga një verifikim paraprak nisur edhe nga dëmet e raportuara nga qytetarët, vendosin të shpallin përkohësisht të pabanueshme godinën deri në verifikimin përfundimtar.

Kush i evakuuon banorët?

Janë forcat e Policisë Bashkiake, të zjarrfikësve dhe të Inspektoriatit të Ndërmit që vendosin perimetrin e sigurisë dhe nxjerrin banorët nga pallati duke i deklaruar se nga verifikimet paraprake ndërtesa është shpallur e pabanueshme. 

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët pasi pallatit i vendoset shiri i kuq?

Të gjithë duhet të drejtohen pranë Njësisë Administrative të zonës ku ata janë banorë

Cfarë ndodh më tej?

Në njësinë administrative përkatëse merret një vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa është e pabanueshme dhe që banorët kanë nevojë për strehim

Ku duhet të paraqiteni me këtë vërtetim?

Me vërtetimin e marrë në njësinë administrative qytetarët duhet të paraqiten tek sporteli i Bashkisë

Ku do të strehohen banorët?

Është bashkia ajo që përmes shërbimeve sociale i strehon banorët në mënyrë të organizuar drejt hoteleve