Të gjitha masat kufizuese për COVID-19 shtyhen PA AFAT përtej 3 prillit! Nga shkolla, lokalet, tubimet, operacionet në publik e privat (URDHRAT)

1 Prill 2020, 17:18 | Përditesimi i fundit: 2020-04-01 17:39:35

Në një urdhër të firmosur këtë të mërkurë, 1 prill, nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19, të gjitha veprimtaritë e pezulluara në momentin kur u shfaq pacienti zero me COVID-19 në vendin tonë.