'Të gjithë e duan Agim Krajkën', koncert me këngë dhe valle të kompozitorit, tek ArTurbina

8 Dhjetor 2018, 16:39

Mbrëmja gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën” bëri bashkë miq, dashamirës dhe kolegë të kompozitorit në ArTurbina. Gjithë jetën e tij artistike, Krajka ia dedikoi folklorit shqiptar, duke mos lënë vend pa eksploruar muzikën shqiptare.

Falë muzës që pati, folklorin, artisti orkestroi valle edhe kompozoi këngë, si “Lemza”, e kënduar fillimisht nga Vaçe Zela, edhe që në këtë koncert erdhi nën interpretimin e Kamela Islamajt, apo “Djaloshi dhe Shiu” nga Eneda Tarifa, “Kënga e Gjyshes” nga Juljana Pasha dhe “Kur këndoje ti” nga Irma Libohova. Këngë këto në të cilat vjen ëmbël shkëputja, që Krajka ka bërë asokohe nga muzika e traditës...

Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonike dhe mezi priste të dëgjonte këngët e tij në festivalin e fundvitit. Miqtë dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndante përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.

Zana Çela,  Drejtoresha e Teatrit Kombëtar Operas dhe Baletit