Të gjithë me maska...Ministrja Xhaçka: Gjeneral nuk ju njoha

7 Prill 2020, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 13:54:37

Gjatë prezantimit të 6 autoambulancave të mbërritura në Shqipëri nga Turqia, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat tona të Armatosura, ministrja Olta Xhaçka nuk njohu komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral Bajram Begën, për shkak të maskës mbrojtëse që ai kishte vendosur.