Të hënën nis stërvitja, zbulohet protokolli i masave për La Liga-n, kush futbollist del pozitiv perjashtohet nga stervitja

2 Maj 2020, 17:05

Nga e hëna, me 4 maj, klubet e futbollit në Spanjë duke përfshirë La Liga-n do të kenë mundësinë të rinisin stërvitjen, pasi gati dy muajsh që nga ndërprerja për shkak të koronavirusit. Leja për të bërë këtë është dhënë me kushtin e vetëm për të zbatuar me rigorozitet protokollin e masave, që së fundmi është zbuluar nga mediat spanjolle.

Protokolli në fjalë është përgatitur nga Këshilli i Lartë i Sportit, ndërsa synon ta bëjë sa më të sigurtë kthimin në stërvitje të yjeve si Messi, Griezman, Benzma apo Bale, megjithëse koncepti i rrezikut zero nuk ekziston dhe zbatimi i këtyre masave do të jetë thelbësor. Ky protokoll ka kushte thelbësore ekzaminimet mjëksore ose testet, dezeinfektimin e ambienteve dhe shmangien e grumbullimeve.