Të hënën rinisin operacionet/ Gjata në Report Tv: Çfarë do ndodh nëse pacienti është me COVID...familjarët absolutisht s'do lejohen

13 Maj 2020, 22:09

Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një intervistë për Report Tv ka sqaruar me detaje se si do të funksionojnë operacionet nga e hëna e tutje. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Gjata ka bërë me dije se do të fillohet me rastet urgjente, duke sqaruar se çfarë do të ndodh me pacientit nëse ai do të jetë me COVID-19. Familjarët do të jenë absolutisht të ndaluar të jenë në spital, vetëm në rastet kur merret aprovimi nga drejtoria e QSUT.