'Të heq qafe me 5 mijë euro', 36-vjeçari kërcënon me jetë drejtorin e Urgjencës Elbasan

8 Prill 2020, 18:00

Një 36-vjeçar ka ofenduar dhe kërcënuar me jetë drejtorin e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit duke i thënë se e heq qafe me 5 mijë euro. Përplasja ka ndodhur në ambientet e urgjencës paraditen e ditës së sotme rreth orës 10:00.

Në kohën ku në të gjithë spitalet e vendit për shkak të koronavirusit është vendosur një kordon sigurie dhe fillimisht bëhet një triazhim në hyrje të urgjencës për çdo pacientë që paraqitet në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19, 36-vjeçari nuk ka respektuar këtë rregull dhe ka vendosur të kalojë këtë kordon sigurie dhe personelin e vendosur aty dhe të hyjë në korridorin e Urgjencës, me arsyetimin se do të takonte një familjar që ishte i shtruar aty. Për këtë veprim i është tërhequr vërejtje nga drejtori i urgjencës.