Të jetosh me frikën e çatisë që rrezikon t'u shembet mbi kokë, familja apel për ndihmë

17 Prill 2019, 17:30

Varfëria nuk është e vetmja sfidë për familjen dy anëtarëshe Daci në lagjen 'Konferenca e Pezës' në bashkinë e Fierit. Banesa ku ata jetojnë është plotësisht e amortizuar  dhe gati për t’u shembur. Çka bie jashtë futet brenda.

Kryefamiljarja, Naunka Daçi jeton sëbashku me të bijën 50-vjeçare. Ajo shprehet se  jeta e tyre është një kalvar mundimeh, ndërsa jetojnë çdo ditë me frikën se shtëpia do të ju bjerë mbi kokë.

84-vjeçarja bën apel për ndihmë tek instancat shtetërore pasi vetë ajo thotë se nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar shtëpinë pasi e vemja e ardhur që ata kanë, janë ndihmat që ata marrin nga njerëz me zemër të mirë.