'Të kapim mundësinë', Ervin Bushati: Mund të kemi rritje ekonomia dhe këtë vit

21 Prill 2020, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 22:58:53

Deputeti i PS, Ervini Bushati ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se " Ekonomia shqiptare mund të dalë dhe me rritje edhe në këtë vit të mbrapshtë. Deri më sot kemi dalë me një humbje minimale e në shëndet dhe e tillë besoj se do të jetë dhe në ekonomi pasi është e admirueshme se si shoqëria ka reaguar ndaj masave të marra nga qeveria. Nëse do të dimë të kapim momentin ashtu siç e kapëm në kohën e duhur me epideminë duke vendosur karantinën, nëse kapim momentin dhe në ekonomi atëherë mund të kemi dhe rritje ekonomike dhe do të dimë të dalim nga kjo krizë shumë shpejtë."