Të karantinuarit në Korçë protestë para hotelit: S'kemi të pagujmë

23 Prill 2020, 14:53 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 14:56:11

Në një hotel në Korçë disa emigrantë të karantinuar janë ngritur në protestë. Kjo për shkak se ata thonë se nuk kanë të paguajnë të hanë. Para hotelit ata kërkojnë që shteti ti pagujë një pjesë të 25 milekëshit që kërkon pronari i hotelit. Vetë emigrantët paguajnë 7 euro për fjetjen, ndërsa pjesën tjetër e kërkojnë nga organet kompetente.

Ka nga ata të cilët pretendojnë të cilët duhet të shkojnë në shtëpi. Një nga protestueset shprehet: "Vetë po rrimë këtu, ndërsa shtëpinë e kemi bosh. Nuk kemi lekë që të pagujmë. Unë me pronarin jam shumë e kënaqur, më ka mbajtur afër. Burrin dhe vetë jam e operuar, si do ta bëjmë kështu?"Një tjetër protestuese ngre të njëjtën shqetësim: "Ne në shtëpi i kemi të gjitha kushtet, makinë kemi, përse të mos shkojmë? Qeveria do të na japë koronan që na mban këtu? Ne jemi tre veta këtu, pa punë, pa gjë, si do të paguajmë?"