'Të kthehet në pikën zero ndërtimi i BKH-së', PD: Kandidatja aktuale e hetuar për korrupsion

24 Korrik 2020, 15:11

Të hënën pritet të zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucionit të drejtësisë së re që nga kjo ditë do të nisë punën për t’u bërë funksional për herë të parë. Por Partia Demokratike kërkon kthimin e këtij procesi në pikën zero!

Duke akuzuar se është paracaktuar fituesi, ish-deputeti demokrat Edi Paloka, kërkoi skualifikimin e 4 kandidatëve dhe hapjen e garës nga fillimi për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Sipas Palokës kandidatura e vetme e Aida Hajnës tregon se qeveria kërkon të kapë edhe këtë institucion të qeverisë, pasi ajo është hetim për korrupsion me 10 mijë euro.