Te Kukësi përfundojnë kontratat, finalja e Kupës mund të luhet në maj. Aleksi kundër Luftëtarit: Pezullimi absurd

15 Maj 2019, 16:15

Shpëtimi i sezonit për Tiranën dhe Kukësin është Kupa e Shqipërisë, finalja e të cilës është përcaktuar të luhet më 2 qershor, pavarësisht se ende nuk dihet stadiumi. Ky trofe do të përligjte deri diku investimet e Kukësit, ndërsa nga ana tjetër do të ishte mundësia e vetme që Tirana të merrte pjesën në Kupat e Europës, pavarësisht se primarë për bardheblutë mbetet sigurimi i mbijetesës.

Gjithsesi për momentin ka ende konfuzion për finalen, pasi nga se mësohet, klubet, por më së shumti Kukësi, po mendon për afrimin e datës së ndeshjes. Kjo për shkak se disa lojtarëve të verilindorëve mes të cilëve edhe sulmuesit Rexhinaldo i përfundon kontrata në fund të këtij muaji. Burime të ‘Report TV’ në klubin e Kukësit raportojnë se finaljamund  të luhet më 31 maj, por kërkesa e tyre duhet të gjejë konfirmin te FSHF-ja, e cila është organizatorja e garës.

Ndërkohë te Luftëtari ujërat janë turbulluar shumë pas vendimit të klubit për të pezulluar me dy javë trajnerin Julian Ahmataj, zëvendësin e tij dhe dy nga futbollistët. Ndryshe nga trajneri elbasanas që ka qëndruar në heshtje haptazi kundër vendimit ka dalë futbollisti Albano Aleksi. Në rrjetet sociale mesfushori ka shkruar:

“Dua të falënderoj në radhë të parë tifozerinë e Luftëtarit, të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë 4 viteve fantastike duke përfaqësuar fanellën e Luftëtarit, fanellë e cila më dha mundësinë të jem ky futbollist që jam sot. Jam ndier shumë i indinjuar pas informimit që mora për pezullimin nga ekipi, por më shumë i indinjuar jam ndier nga arsyeja absurde e këtij pezullimi. Dua t’i informoj të gjithë se kam dhënë maksimumin tim çdo sekond të luajtur me ekipin e Luftëtarit dhe askush nuk mund të ma hedhi poshtë djersën që kam derdh për këtë ekip dhe të uli figurën time si futbollist i këtij ekipi.