Të mbështjella me foto të kukullave 'Goku', kapen 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, droga e ndarë në 40 pako e ngarkuar në konteiner me mish pule nga Brazili

15 Qershor 2022, 23:00 | Përditesimi: 15 Qershor 2022, 23:32

Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të mërkure. Nga raportimet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për 40 pako kokainë, me nga 800-1400 gram secila. Mësohet se 2 shtetas kosovarë janë të ndaluar, një shofer dhe një përfaqësues i firmës.

Sh.Sh/Shqiptarja.com