Të mërkurën nis Superliga/ Kalendari përplas kampionët me nënkampionët, Kastrioti pengesa e parë për Partizanin

3 Nëntor 2020, 14:35

Të mërkurën do të nisë sezoni i ri i Superligës që këtë herë vjen pas shumë peripecive, por edhe me disa enigma pas premtimit të qeverisë për të zgjidhur disa nga kërkesat e tyre. Përsa i përket aspektit futbollistit nisja do të jetë e vrullshme pasi në orën 13:45 Tirana do të presë Kukësin në stadiumin e Skënderbeut, për shkak se në kryeqytet stadiumet janë më bar të prishur. Përballë do të jenë kampionia e sezonit të kaluar ndaj nënkampionës.