“Të merreshin masa për gratë që dhunojnë burrat”, telefonuesi vërejtje për deputetët

17 Prill 2020, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2020-04-17 12:35:31

Dje në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Penal dhe u shtua dënimi edhe për dhunën në familje. Por një qytetar duke telefonuar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu pati vërejtje për deputetët. Ai kërkoj ashpërsim të Kodit edhe për gratë që dhunojnë burrat duke thënë: “Mirë u bë që u ndryshua Kodi Penal për burrat që dhunojnë gratë por ka edhe shumë gra që dhunojnë burrat edhe verbalisht  edhe i kanë vrarë. Ndryshimi në kodin penal është mirë” e mbylli ai komunikimin.