'Të merret vendimi për liberalizimin e vizave', në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën

14 Qershor 2022, 15:43

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do të diskutojë të martën raportet për Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, përfshirë edhe për qindra amandamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte. Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.