Të miturit jetim në mëshirë të fatit\Babai: Nuk punoj dot, fëmijët i kam rrugëve

22 Prill 2020, 19:00

Babë e nënë, kështu i është dashur të sillet Pal Nojt, babait të dy fëmijëve të mitur që pas vdekjes së bashkëshortes së tij pas një sëmundjeje të rënd. Historia e trishtë e një babai, u rrëfye në ekranin e Report Tv, pas kërkesës së tij për ndihmë. Dy djemë të mitur, 5 dhe 9 vjec rriten prej 6 muajsh në kushte të vështira jetese, pa nënë dhe në kujdesin e babait të sëmurë. Gjithcka që ai merrë është një ndihmë ekonomike me shumë 36 mijë lekë të vjetra, shumë me të cilën nuk paguan dot as qiranë e shtëpisë.