Të moshuarit ja shtrojnë në lulishte: Dolëm se dhe gur të ishim do kishim pëlcitur

4 Maj 2020, 13:26

Disa të moshuar në Devoll kanë preferuar të qëndrojnë në lulishte dhe ta shtrojnë me të ngrënë dhe të pirë. Ata thanë se dolën pasi po plasnin në shtëpi.

I moshuari:  Frikë kemi por dhe tani dhamë e dhamë dhe plasëm, ngelëm brenda dhe gur të kishim qenë do të kishim pëlcitur. Kam 30 minuta që kam dalë

Gazetarja: Po shoh që po pini

I moshuari:  Po pimë, po rrimë  një metër larg, kështu që do rrimë dhe pak

I moshuari tjetër: Nuk jemi shumë dakord me masat se duam pak liri. Sot dolëm therëm një pulë dhe po hamë e këtu. Kemi maska e doreza po i kemi hequr se po hamë.