Të moshuarit në Tiranë pak orë jashtë karantine për të marrë ajër...Një burrë nuk 'e mban' shtëpia, pi kafe e raki në lulishte

14 Mars 2020, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2020-03-14 20:08:16

TIRANË - Kjo ditë vere, me temperatura të larta, ka bërë që disa qytetarë të shfrytëzojnë sadopak momente të ditës për të dalë jashtë për të marrë ajër të pastër, në kushtet që vendi ndodhet në ditën e dytë të kufizimit të automjeteve private. 

Të moshuarit i sheh pranë njëri-tjetrit, e megjithatë janë kujdesur të kenë maskat mbrojtëse. Kohën e mirë e kanë shfrytëzuar vetëm për pak momente, sa për të marrë ajër të pastër. Ata thonë se janë të përgjegjshëm dhe i respektojnë rregullat e higjienës. Ka edhe nga ata që e kanë të nevojshme të bëjnë një ecje jashtë pasi vuajnë nga sëmundje dhe e kanëtë domosdoshme lëvizjen për qarkullimin e gjakut. Por nuk mund të mungojnë edhe ata qytetarë që nuk i mban shtëpia dhe dalin pa arsye siç është një qytetar që kafen e rakinë zgjedh ta pijë në lulishte i vetëm.