Të pabindur që nga fillimi! Shkodranët mbushin shëtitoren dhe parqet publike!

18 Mars 2020, 12:50

Për fat të keq shkodranët janë ndër të vetmit që nuk kanë shafaqur ndërgjegjësim që në ditët e para në lidhje me parandalimin dhe mbrojtjen nga koronavirusi edhe sot ata nuk kanë ndaluar xhirot në pedonale duke qëndruar shumë pranë njëri-tjeterit, duke shkeluar një ndër pikat kyçe, atë të distancës.

Po ashtu, parqet e lojërave janë të mbushura me prindër e fëmijë të cilët luajnë duke shfrytëzuar edhe temperaturat e larta. Sipas urdhrit të qeverisë, ndalohet qarkullimi në ambiente publike rekreative dhe parqe.