Të pathënat e operacionit të kapjes së 613 kg kokainë në Durrës! Pamjet, si u zbulua droga dhe u bastis magazina

2 Gusht 2020, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2020-08-02 12:41:37

Vëzhgim në distancë, ndjekje nga porti i Durrësit dhe ndërhyrje në mesnatën e 28 shkurtit 2020 janë pamjet filmike të pazbuluara më herët nga ndërhyrja e policisë në kapjen e 613 kg kokainë në Maminas. ReportTv sjell të plotë dinamikën e operacionit. Në pamje janë veprimet e agjentëve me maska e pistoleta në duar e deri tek përdorimi i një sëpate të cilës i thyhet bishti me të cilën policët hapën derën e një ambienti të zyrës së Arbër Çekajt.