Të përfshirë në trafik droge e gjobëvënie nga burgu/ SPAK nis hetimet për sjelljen e 3 të dënuarve

24 Nëntor 2020, 13:03

TIRANË- Report Tv mëson se pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe burgjet, SPAK ka nisur verifikimet për 3 të dënuar për sjelljet e tyre dhe kontaktet që mbajnë jashtë me anëtar të grupeve kriminale.

Në këto informacione thuhet se ka dyshime të arsyeshme se të dënuarit janë përfshirë në trafik droge dhe në një rast në një gjobvënie. Në përfundim të verifikimit , SPAK pritet t'i propozoj ministrit të drejtësisë futjen në regjim të posaçëm për 3 të dënuarit. Aktualisht në 'bis-41' janë 7 të dënuar.