Të plagosurit në Elbasan, flet drejtori i spitalit: Gjendja stabël, njëri i dëmtuar me plumba në kokë, tjetri në krah dhe bark

21 Prill 2021, 20:19 | Përditesimi i fundit: 2021-04-21 20:28:20

Drejtori i Spitali Arben Zeneli ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen e personave që mbetën të plagosur në Elbasan.

Zeneli ka bërë me dije për Report Tv se gjendja e tyre është stabël, njëri prej tyre ka dëmtim në kokë dhe tjetri në krah dhe në bark.

‘Gjendja stabël po ekzaminohen për  të marrë detaje për të parë si do veprohet, njëri dëmtim në kokë, ne na janë thënë se janë predha, nuk janë në rrezik për jetën,  tjetri dëmtim në krah dhe në bark.’- tha Zeneli.

Ndërkohë Eltjon Bodinaku, 32-vjeç, i cili është në gjendje të rëndë po i nënshtrohet një ndërhyrje më të sepcializuar në spitalin e Elbasanit.