Të qeshur por dhe të zymtë, parakalimi i kandidatëve para takimit me Bashën në selinë blu

4 Maj 2021, 20:34

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu, deputetët e zgjedhur dhe kandidatët jo fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar deputetëve dhe kandidatëve jo fitues, që të vazhdojnë betejën për faktimin e shkeljeve që janë bërë në zgjedhje. Po ashtu mësohet se Basha ka deklaruar se fushata dhe misioni i tyre për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale. Mësohet se Basha do të dalë në terren që të takojë dhe të dëgjojë qytetarët. Sakaq kryedemokrati është shprehur se pavarësisht humbjes, PD ka pasur rezultate të mira.