SHKODËR- Të riatdhesuarit që kalojnë nga dogana e Hanit të Hotit nuk janë vetëkarantinuar në hotel, siç ka ndodhur me pjesën tjetër, por në konviktin e qytetit të Shkodrës. Një familje shkodrane, e ardhur nga Franca për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja ka denoncuar kushtet skandaloze të këtij konvikti, ku mungon edhe uji i pijshëm.