“Të rikthehet busti i Enverit në shesh” telefonuesi: Ka qënë udhëheqësi më i mirë, ja arsyet

17 Tetor 2020, 11:36

Një telefonues në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte nostalgjik për periudhën e komunizmit dhe për diktatorin Enver Hoxha. Zotëria tha gjatë bisedës në studio se duhet të rikthehet busti i Enverit në shesh pasi sipas tij ai ka qënë udhëheqësi më i mirë madje ka zbuluar edhe arsyet.