Të rinjtë demokratë 'dhuratë' Klosit për arritjet në turizëm/ Shikoni reagimin e tij

23 Prill 2019, 16:38

TIRANE-Paraditen e sotme të rinjtë e FRPD-së kanë ‘surprizuar’ ministrin e Turizmit dhe Mjedisit para se ai të hynte në zyrën e tij. Ata i kërkuan ministrit Klosi që të shikonte 'dhuratën' që ishte harta e vendit e ngjyrosur jeshile dhe me një gjethe kanabisi në krah, që sipas tyre simbolizon “sukseset” në fushën e turizmit. Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi shkruan se agjencia turistike ‘Rilindja’ ka punuar në këto 6 vite fuqishë për largimin e 500.000 shqiptarëve.

"Studentet sot i bene nje surprize Ministrit te Turizmit Blendi Klosi. Ata i dhuruan harten e Shqiperise e cila pasqyron vendin tone si nje Republike Kanabisi, kjo fale suportit dhe mbeshtetjes se kultivimit te hashashit nga qeveria e Edi Rames. Agjencia turistike ‘Rilindja’ ka punuar ne keto 6 vite fuqishem per largimin e 500.000 shqiptareve nga vendi dhe braktisjen e plote te plazheve shqiptare nga turistet vendas dhe te huaj.

Sot bregdeti yne lengon nga papastertia, siguria ne plazhe eshte pothuaj zero, jetojme me ajrin me te ndotur ne Ballkan dhe infrastruktura ne plazhe e zonat turistike malore po degradon dita dites. Te gjitha keto fale mungeses se plote te vemendjes se qeverise ndaj turizmit, promovimit te vlerave te verteta qe Shqiperia mbart dhe kthimin e vendit tone ne nje Republike Kanabisi dhe pike kyce tranziti per drogat e forta ne Europe. Bashke me 11Maj, ora 18:30, per t’i thene Edi Rames se koha jote mbaroi" shkruan Belind Këlliçi.