Të rinjtë duan të bukurën dhe modën: Shpenzojmë mjaftueshëm, na pëlqen të vishemi mirë dhe me stil

14 Gusht 2020, 20:08

Jemi në stinën e verës dhe sigurisht një ndër zgjedhjet e të rinjve për t’u dukur bukur e në stil janë edhe veshjet. Por cilat janë preferencat e të rinjve shqiptarë dhe a shpenzojnë mjaftueshëm për veshjet e tyre ata kanë dhënë këtë përgjigje ? Përmes një vëzhgimi të Report TV ajo që vihet re është se dëshira për të qenë të veshur bukur e në modë , e thënë ndryshe me një veshje me firmë, është rritur shumë tek vajzat dhe djemtë shqiptarë të moshave të ndryshme. Por, pavarësisht firmave ajo që ata preferojnë më shumë është të kenë një stil të tyrin të veçantë.“Varet nga gjendja shpirtërore, ndihem tepër sportive jam e gatshme për t’u veshur sportive, në qoftë se dua të ndihem më mirë, pak më e kuruar vishem pak më shumë, më tepër provokuese pak më ekstra. Por përqendrohem më shumë tek rasti tek eventi ose sesi ndihem unë”, shprehet një qytetare. “Diçka që më pëlqen ta bëj herë pas here, mund të vishem me rroba thjesht që s’kanë emër, por mund të vishem edhe me rroba që janë të njohura, të firmës”, shprehet një nga të rinjtë. “Krejt lekët, shoqet e mia por edhe unë ndonjëherë i shpenzojmë për veshje firmato”, thotë një adoleshente.