Të rinjtë e FRESSH Njësia nr.6, festë me fishekzjarre për lirimin e Saimir Tahirit

29 Maj 2018, 20:58 | Përditesimi: 29 Maj 2018, 20:58

Lirimi i Saimir Tahirit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ndonëse nuk u komentua nga PS, festimet nuk kanë munguar. 

Janë simpatizantët e FRESSH Njësia Bashkiake nr.6 në kryeqytet, zona elektorale ku Saimir Tahiri u zgjodh deputet, të cilët kanë festuar me fishekzjarre pasditen e sotme lirimin e ish-kryetarit të PS për degën e Tiranës. 

Saimir Tahiri ishte në arrest shtëpie prej datës 12 maj pas vendimit të Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Ndërsa sot ai u la i lirë nga Gjykata e Apelit. Avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha Prokuroria nuk ka prova ndaj klientit të tij. Hetimi ndaj Tahirit do vijojë në gjendje të lirë.

b.ha./Shqiptarja.com