Të rinjtë e Korçës ironizojnë Bashën: Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë

5 Nëntor 2019, 15:04

Teksa lideri demokrat Lulzim Basha ka njoftuar se do të jetë në Korçë pasditen e sotme, të rinjtë kanë vendosur një banderolë në hyrje të qytetit, aty ku ndahet rruga e qytetit të Korçës, me rrugën e zonës turistike të Dardhës.

Në banderolë shkruhet “Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë". Kjo vjen pak ditë pas zhvendosjes së liderit demokrat Lulzim Basha në një vilë luksoze në ambinetet e rezidencës “Long Hill”.