Protesta e demokratëve sot në Elbasan është shoqëruar dhe me konfrontime me policinë. Report Tv ka siguruar një video, ku disa të rinj të PD përplasen me një nga oficerët e Gardës, teksa ky i fundit ka tentuar t'iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama "Mirësevjen o pasha i drogës'.
Të rinjtë nuk e kanë lëshuar nga duart pankartën, teksa kanë debatuar me gardistin. Ka qenë dikush tjetër që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, duke ka tërhequr gardistin.
Të rinjtë e PD përplasen me oficerin e Gardës në Elbasan, tentoi t'iu marrë pankartën
No videos found.